Isufi: Ja bëj me dije Isa Mustafës, nëse i kontrabandon marrëveshjet, do të ballafaqohet me reagim të ashpër!
Ahmet Isufi, Nenkryetar i AAK’s, ka thane se fletarresti per Haradinajn asht i padrejte dhe si i tille asht jo i liqshem.
“Ata po thirren ne disa procedura, se gjoja jane ba krime gjate luftes por s’ka gjasa se Haradinaj mundet me u ekstradue ne Serbi, por presim me u lirue me 9 Fror”, ka thane Isufi
Simbas tij, edhe mbrotja asht bindun se Haradinaj, ka me u lirue dhe se ka me u marre nji vendim ne te mire te tij dhe te Kosoves.
Ai ka thane se me 9 Fror, Zoti Harardinaj ka me u lirue dhe per kete tashma jane te bindun te gjithe.
Kurse per takimin e liderave per Asociacionin, Demarkacionin dhe themelimin e Ushtrise se Kosoves, Isufi ka thane se edhe kjo asht mashtrim, dhe se kjo nuk ka me kalue as tash.
Isufi ka shtue se kjo asht edhe injorim i krejt gjendjes se tanishme, tue thane se kjo po bahet per interesa te tyne politike.
Simbas tij asht per keqardhje se si ne AAK kane shkue liderat prej Shqipnie, si Meta, Rama , etj dhe se nuk kane shkue asnji prej liderave tane, madje nuk e ka ba asnji telefonate asnji prej tyne edhe pse e kane seline hiq ma larg se 200 metra.
Ai ka theksue se keta lidera nuk kane nji ndjenje per gjendjen e tjetrit, dhe kjo deshmon se ata veprojne vetem per interesa te tyne dhe pozita te tyne politike.
“Me sjelljet e tyne keta po deshmojne se nuk jane te afte me ba shtet dhe se po dorezohen para Serbie”, ka thane Isufi, tue thane se keta po mundohen me shpetue veten tue u kallxue edhe nderkombetareve se jane ne gjendje me i miratue keto procese.
Isufi ja ka ba me dije Isa Mustafes se nese tentojne me kontrabandue Demarkacionin e Asociacionin, kane me hase te deputetet e opozites por edhe te reagimi i ashper qytetar.
Isufi keto komente i ka ba ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.