Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se fletarresti për Ramush Haradinajn është i padrejtë dhe si i tillë është jo i ligjshëm. Ai ka folur edhe për takimin e krerëve shtetëror Thaçi-Mustafa-Veseli, lidhur me Demarkacionin, Asociacionin dhe Ushtrinë e Kosovës.
“Ata po thirren në disa procedura, se gjoja janë ba krime gjatë luftës, por s’ka gjasa se Haradinaj mundet me u ekstradua në Serbi, por presim me u liru me 9 shkurt”, ka thënë Isufi në emisionin “Rrokum Roll” në TV Rrokum.
Sipas tij, edhe mbrojtja është bindur se Haradinaj do të lirohet dhe se ka me u marrë një vendim në të mirë të tij dhe të Kosovës.
Kurse për takimin e liderëve shtetëror% për Asociacionin, Demarkacionin dhe themelimin e Ushtrisë së Kosovës, Isufi ka thënë se edhe kjo është mashtrim, dhe se kjo nuk do të kalojë as tash.
Isufi ka shtuar se kjo është edhe injorim i krejt gjendjes se tanishme, duke thënë se kjo po bëhet për interesa të tyre politike.
Sipas tij, është për keqardhje se si në AAK kanë shkuar liderët prej Shqipërie, si Meta, Rama…, dhe se nuk kanë shkuar asnjë prej liderëve tanë. Madje, thotë se nuk e kanë bërë asnjë telefonatë, asnjë prej tyre edhe pse e kanë selinë hiq më larg se 200 metra.
Ai ka theksuar se këta liderë nuk kanë një ndjenjë për gjendjen e tjetrit, dhe kjo dëshmon se ata veprojnë vetëm për interesa të tyre dhe pozita te tyre politike./Telegrafi/