Itali, biznesmeni i zhdukur 15 vjet gjendet në fuçinë e vajit

179
fresco
midle
Ngjarja ka ndodhur në Barletta të Italisë dhe skeleti i gjetur në muajin qershor është identifikuar së fundi pas analizave të ADN-së.
“La Republica” shkruan se bëhet fjalë për biznesmenin Ruggiero Tresca, i cili u zhduk në mars të vitit 2001, 34-vjeçar në atë kohë. Përshkrimet e gruas së tij dhe të dhënat e tjera të dëshmitarëve tregojnë se ai mund të jetë biznesmeni Tresca.
Sipas gazetës, viktima bashkë me shqiptari Roland Lame, kishin një restorant, i cili ishte përdorur për të fshehur trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali. Si pjesë e këtij aktiviteti, ai ishte përfshirë në konflikt me klanin “Cannito Lattanzio”, i cili në athë kohë kontrollonte trafikun e paligjshëm të drogës.
Fuçia ku u gjet skeleti mban rreth 2 mijë litra vaj ose naftë. Eshtrat ishin në gjendje të avancuar të dekompozimit, ndërsa ishte i mbështjellë me një qese të zezë.
Fshati ndodhet në kufirin midis Adria dhe Barletta, dhe mund të jetë vrarë me armë. Zbulimi ndodhi rastësisht pas reshjeve të shiut.
Nga ana tjetër, Lame rezulton i arrestuar nga policia italiane gjatë këtij viti në kuadër të një operacioni të koduar “Iliria”, ku u sekuestruar një sasi e konsiderueshme prej 1 218 kg marijuanë, 1143 kg heroinë dhe kokainë, armë, etj, pjesë e një organizate italo-shqiptare. Bashkë me të u arrestua edhe Fabi Lame./Ora News
Comments