Itali, katastrofa natyrore/ Numri i viktimave arrin në 80 persona

130

 

Moebel THEMA

;k

Katastrofë e vërtetë njerëzore në qendër të Italisë pas tërmetit prej 6,2 ballësh që dërrmoi zonat rurale në afërsi të Peruxhës.

Mediat italiane raportojnë për të paktën 80 viktima, ndërsa vazhdojnë operacionet për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shumta të shembura.

Tërmeti goditi në orën 03:36 të mëngjesit 76 km në juglindje të Peruxhës me epiqendër në fshatin Akumoli.

Lëkundja e parë dhe më e fuqishme u pasua nga disa të tjera prej 3,8 dhe 3,9 ballësh, duke shtuar panikun mes mijëra njerëzve që kishin mbushur rrugët e qytezave dhe fshatrave.

Mësohet se situata më dramtike është në fshatin Amatriçe, ku kryebashkiaku tha se treçereku i tij është shkatërruar. Mediat raportojnë se xhenierët e ushtrisë janë nisur nga Roma, ku gjithashtu u ndjenë lëkundjet e tërmetit, drejt fshtarave të shkatërruar për të ndihmuar në operacione.

Në zonat e goditura më rëndë raportohet se shumë të plagosur po kurohen në rrugë. Mes ndërtesave të dëmtuara apo të shembura janë edhe strukturat mjekësore.

Comments