Italia po mban frymën sot me votimin në internet të disa dhjetëra mijëra anëtarëve të Lëvizjes Pesë Yjet mbi një aleancë me Partinë Demokratike (PD, qendra e majtë), ndërkohë që një rezultat negativ do të njoftonte dështimin e një qeverie të re.
“Votimi, që po zhvillohet nga ora 07:00 GMT deri në orën 16:00 GMT, duhet të përfundojë me një po për qeverinë e re”, thekson e përditshmja “La Repubblica”.
“Qeveria e re është në prag. Dështimi tashmë duket më i vështirë”, shkruan gazeta e majtë.
Zyrtarët e Lëvizjes Pesë Yjet u bënë thirrje për “po” anëtarëve të tyre të regjistruar në platformën informatike “Rousseau” që organizon zgjedhjet, duke e vlerësuar moment shumë delikat për vendin.
“Për ne, mandati i qytetarëve është diçka serioze, ai zgjat pesë vjet, kohë e parashikuar në Kushtetutë për realizimin e një programi qeveritar”, shtoi blogu i lëvizjes, një mënyrë për të kujtuar se legjislatura filloi 18 muaj më parë dhe se nuk do të ndërpritet para afatit.