Një sasi “rekord” droge është sekuestruar nga policia në Torino. Më shumë se 1 kg kokainë si dhe 38 kg heroinë u sekuestrua në një apartament në Via Gulli.

Lënda narkotike me vlerë më shumë se 140 mijë euro kishte për qëllim të furnizonte një rrjet të shpërndarjes së lëndëve narkotike në San Salvario, një lagje e Torinos.

Në pranga përfundoi një 35 vjeçar shqiptar me iniciale G.L, pa leje të rregullt qëndrimi në Itali si dhe një rumune 29 vjeçare.

Hetimet e policisë nisën pas informacioneve të ardhura, sipas të cilave një shqiptar që përdorte një automjet tip Opel Astra, merrej me trafik droge.

Burimi tregonte apartamentit ku jetonte shqiptari si dhe bagazhin që përdorte. “007 Polstato” u vë në aksion për të zbuluar gjurmët e makinës duke e gjetur të parkuar. Dy trafikantët e drogës shikuan me nervozizëm.

Pasi u morën në pyetje, dy të arrestuarit nuk shpjeguan dot se pse ndodheshin në zonë. Gruas ju gjetën një sërë çelësash, ku një prej tyre hapi një banesë në katin e dytë të ndërtesës që ishte përshkruar nga burimi.

Përveç lëndës narkotike, çiftit ju sekuestruan edhe një shumë parash prej 1 500 euro të përfituara nga trafiku./oranews