Itali, tentoi të digjte gruan me benzinë, 42-vjeçari shqiptar po lufton me vdekjen


42-vjeçari shqiptar, i cili një ditë më parë i vuri flakën banesës në Gorgonzola (Milano, Itali)dhe tentoi të digjte me benzinë ish gruan e tij, vijon të ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën, raportojnë sot mediat lokale, shkruan Syri.net.
Gjendja e 42-vjeçarit, i transportuar me urgjencë në spitalin “Niguarda Ca’Granda” në Milano është përcaktuar e dëshpëruar, shkruan “Secolo d’Italia”.
Sipas procedurave, 42-vjeçari ruhet nga forca policie. Ai akuzohet për tentativë vrasje./Syri.net/