Italia funeral masiv për viktimat e tërmetit, Renzi i pranishëm 

320

 

bare01

Një funeral masiv po zhvillohet në Itali për disa nga 284 njerëzit e vrarë në tërmet i fuqishëm i së  mërkurës.

Ceremonia për 34 viktimat nga qyteti i Arquata po mbahet në një sallë sportive në kryeqytetin rajonal.

Arkivolet, janë vënë  në radhë në dysheme, përfshirë edhe dy arkivole të bardhë të pikturuar për dy fëmijë të vrarë.

Numri i të vdekurve nga tërmeti, i cili goditi rajonin qendror, u rrit brenda natës me gjetjen e shumë trupave.

Kryeministri Matteo Renzi është në mesin e personaliteteve që marrin pjesë në këtë funeral.

Presidenti Sergio Mattarella vizitoi më parë Amatricen, qytetin me numrin më të lartë të viktimave.

Misionet e shpëtimit janë penguar nga qindra tronditje, njëra prej të cilave ka dëmtuar rëndë një urë të rëndësishme në Amatrice.

“Le të shpresojmë se nuk do të shembet i gjithë qyteti”, tha kryetari Sergio Pirozzi.

_90946476_01cec373-aaa6-4bb6-9f2c-c8b917917d79_90946236_958c433e-feeb-483a-842c-61a961d4bb2e

 

Comments