
Nuk do të ishte Gjorgje Ivanov nëse nuk do ta shfrytëzonte çdo mundësi për të shkaktuar reagime në opinion. Kësaj herë e shfrytëzoi festën e republikës për të adresuar kritika të ashpra drejt qeverisë dhe marrëveshjes me Greqinë. Emrin nuk ia përmendi asnjëherë, por mesazhi nënkuptohej se ishte për kryeministrin. “Maqedonia nuk është pronë private e dikujt që të tregtoj me të”, e porositi presidenti kryeministrin. Nga i gjithë fjalimi më së paku foli për festën, por kishte kohë që të hyjë në histori dhe të kthehet në vitin 1998, kur Maqedonia vendosi të pranoj Tajvanin, e kur presidenti i atëhershëm, Kiro Gligovorov nuk pranoi marrëveshjen. Situatën e atëhershëm e krahasoi me atë aktuale, duke thënë se në të njëjtën mënyrë, qeveria po tenton ta anashkaloj atë.
Nëse marrëveshja me Tajvanin ishte rezultat i dashurisë ndaj argjendit, marrëveshja me Greqinë është rezultat i dashurisë ndaj famës. Disa politikan janë të qorruar nga reflektorët e famës dhe fama është më e rëndësishme për ta se fati i një populli të tërë. Nëse me marrëveshjen e Tajvanit u bë tentim që të ridefinohet pozicioni i Maqedonisë në planin ndërkombëtar, me marrëveshjen me Greqinë ridefinohet vet shteti jonë, deklaroi presidenti Gjorge Ivanovë
“Nuk e pranoj këtë marrëveshje të dëmshme, BE dhe NATO nuk mund të jenë alibi për tu pranuar një marrëveshje e keqe si kjo”… kjo porosi shkaktoi eufori tek ato pak të pranishëm që ishin në Krushevë, e më të lumtur me atë që e dëgjonin ishin një grup i rinj të cilët shfrytëzuan edhe këtë mundësi për të dërguar porosi tek shqiptarët.
Fjalimi i Ivanovit e irritoi ministrin, Damjan Mançevski dhe përfaqësuesit tjerë të shumicës. Ai tha se e mira është që për ardhmërinë nuk vendos më as Gruevski dhe as Ivanov, por populli i Maqedonisë. E popullit kryeministri i bëri edhe një herë thirrje që të dal dhe ta përkrah marrëveshjen me Greqinë.
Marrëveshjen që e arritëm shikuar historikisht është shansi mi i mirë dhe më i ndershëm për qytetarët e Maqedonisë. Marrëveshja është depozitë në ardhmërinë e Maqedonisë që do ta pastrojë rrugën e vendit tonë për hyrje në NATO dhe për fillimin e negociatave për BE.
Bëhemi anëtar në familjen e vendeve të NATO-s dhe BE-së të cilët kanë zhvillim të fortë ekonomik.
Me këtë marrëveshje sjellim jetë më të mirë për të gjithë qytetarët dhe e ruajmë trashëgimin e pasur historik dhe kulturor i cili e ka bërë të famshëm popullin tonë maqedonas. Kur do të qëndrojmë para shtizës ku do të vendoset flamuri i Maqedonisë – do të qëndrojmë m krenari. Për shkak se m këtë marrëveshje, Himni, Stema dhe Flamuri mbeten për gjithmonë. Marrëveshja e konfirmoi dhe e mbrojti identitetin maqedonas! Marrëveshja e garanton të drejtën që të shprehemi si maqedonas. Nuk ka më mohime, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
Ivanovit ju shtua një konkurrent i fortë në betejën mediatike për të treguar se kush është më patriot, ai ishte Hristijan Mickoski.
Metodija Andonov Çento thoshte që djali im nuk do të rritet në një shtet pa emër, ku babi i tij ka qenë i gjallë dhe i shëndoshë dhe nuk ka lëvizur gishtin që ta mbroj dinjitetin themelor njerëzor…
-Do doja të drejtoj një mesazh deti të gjithë ata që thonin që jemi shumë të butë, se nuk jemi askund, se na kanë blerë, na vendosur këtu dikush… I kemi demantuar një herë, i kemi demantuar edhe herën e dytë, i kemi demantuar edhe herën e tretë dhe do ti demantojmë çdo ditë derisa nuk e kuptojnë se na kanë nënvlerësuar. Ne në këtë betejë nuk kemi hyrë që të rijmë të gjunjëzuar para zyrave tona dhe të realizojmë interesa ose për ndonjë vend në ekzekutiv, deklaroi Hristijan Mickoski.
Kryeministri nuk e la pa i dërguar mesazh edhe Mickoskit, duke i thënë se patriot është ai që kujdeset për ardhmërinë. Patriot është ai që do ta hedh poshtë izolimin dhe amnistinë për krimin, porositi Zaev.
Përgatiti Furkan Saliu
IVANOV DHE MICKOSKI NË GARË , KUSH ËSHTË PATRIOTI MË I MADH?
IVANOV DHE MICKOSKI NË GARË KUSH ËSHTË PATRIOTI MË I MADH?
Gepostet von TV21 am Donnerstag, 2. August 2018