Ivanov: Ekziston rrezik i lartë nga kërcënimi prej sulmeve terroriste
Shumica nuk priten që një territor kaq i vogël si Maqedonia të jetë imune dhe e fortë para kërcënimeve nga migrimi ilegal. Megjithatë, në mënyrë të suksesshme u përballëm me grupin e parë të refugjatëve. Treguam se kemi Armatë dhe polici që mund ta ruajnë kufirin, porositi presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov.
Republika e Maqedonisë, deklaroi presidenti Ivanov, në mënyrë proaktive po menaxhon me krizën e refugjatëve, në vend se të menaxhoje në mënyrë reaktive.
“Dolëm në fund edhe me kërcënimet e sigurisë nga ekstremizmi i rritur dhe terrorizmi. Penguam masakra dhe gjakderdhje që e pamë gjithandej në botë. Për këtë arsye, përsëri dua që të shpreh një falënderim të madh ndaj forcave tona të sigurimit dhe shërbimeve për profesionalizmin dhe përkushtimin. Ata ditë e natë e ruajnë sigurinë tonë dhe të fëmijëve tanë”, deklaroi Ivanov.
Ai theksoi se sulmet thuajse të përditshme në Evropë dhe në botë janë realiteti i ri.
“Si shtet ne duhet që të mësohemi të jetojmë dhe funksionojmë në një realitet të tillë. Në kushte të tilla të përbëra, më shumë se kurrë më parë ne duhet që të jemi të bashkuar dhe një. Por, a jemi?”, deklaroi Ivanov.