Ivanov në sprovë, a do t’i japë mandatin Zaevit

Për t’u mandatuar, lideri social-demokrat Zoran Zaev, krahas nënshkrimeve të deputetëve të BDI-së, duhet të sigurojë edhe tri nënshkrimet e Aleancës Shqiptare, me të cilën po ashtu është në bisedime.
Ndërkohë, mbështetjen ia ka premtuar edhe Lëvizja Besa.
Kjo bën që Zaev të kërkojë mandatin nga Ivanov me 67 nënshkrime nga 61 sa janë të nevojshme.
Se a do t’ia japë mandatin Ivanovi, mbetet të shihet pasi ai paraprakisht ka paralajmëruar edhe mundësinë që nga Zaev të kërkojë edhe programin qeveritar, edhe pse në bazë të Kushtetutës i njëjti prezantohet dhe miratohet vetëm në Kuvend.
Mbetet e paqartë edhe përbërja e qeverisë pas paralajmërimeve të BDI-së se mundet të mbetet në opozitë, por të mbështesë një qeveri të pakicës.

