Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, me rastin e festës kombëtare maqedonase “Ilinden” (2 gusht), do të fal 58 persona që gjenden në burgje.
Njëzet të dënuar kanë marrë falje prej 3 muajve, nëntë të dënuarve do t’u falen 4 muaj dhe gjashtë të dënuar do të lirohen nga vuajtja e dënimit prej gjashtë muajve.
Në listën e presidentit që është publikuar në Gazetën Zyrtare, janë edhe tre të dënuar me vrasje, të cilët dënimin e kanë vuajtur në burgun e Idrizovës.
Të burgosurit tjerë që do të falen nga presidenti, janë të dënuar për vjedhje dhe mashtrime.