Ivanovi e pret me kritika ambasadorin e BE-së (Video)

319

268737

Presidenti Gjorge Ivanov e ka pritur me kritika ambasadorin e ri të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar. Një ditë pasi arriti në Maqedoni, në momentin kur i ndau kredencialet, Ivanov kërcënoi diplomatin Zhbogar se nëse edhe pas zgjedhjeve të ardhshme Maqedonia nuk merr datën e bisedimeve për anëtarësim në BE, kriza do të rikthehet.

“Derisa Maqedonia edhe pas zgjedhjeve të ardhshme nuk merr datë për fillim të bisedimeve, do të jetë çështje kohe se kur do të ballafaqohemi me krizën e ardhshme politike. Në këto rrethana, mundësitë janë shumë të mëdha që të bie besimi dhe mbështetja e qytetarëve të cilët me të drejtë, datën për bisedime dhe anëtarësimin në BE i shohin si indikatorë për të ardhme më të mirë dhe më me perspektivë”, tha presidenti i vendit, Gjorge Ivanov.

Ivanov shtoi se nuk është i kënaqur nga ndihma e BE-së që i është ofruar Maqedonisë në ballafaqimin e krizës me refugjatë. Nga ana tjetër, Zhbogar shprehi gatishmërinë për mbështetje ndaj Maqedonisë në reforma dhe anëtarësim.

“Kryetar i nderuar, jam i gatshëm të punojë me ju, anëtarët e Qeverisë, Kuvendit dhe sektorin qytetarë në zbatimin e reformave të domosdoshme dhe ruajtjen e bashkëpunimit dhe partneritetit tonë. Ndjehem i privilegjuar t’ju ndihmojë juve në rrugën e anëtarësimit në BE. Nuk jeni vetë në rrugën e reformave, ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojë”, deklaroi euro-ambasadori Samuel Zhbogar.
Ndonëse Ivanov çdoherë ka treguar qasje kritike ndaj BE-së, ai përsëri pret që Bashkimi Evropian të tregojë interes më të madh për Maqedoninë dhe gjeopolitikat rajonale.

 

Comments