Ivanovi mund të ndiqet penalisht për pengimin e formimit të qeverisë

144
andov2.jpg

Shkup, 3 shkurt – Pas deklaratës së presidentit Ivanov ku ai kërkoi  që në programin e mandatarit të caktojë kushte të caktuara për të formuar qeverinë, ka pasur një sërë reagimesh, ku mes tjerash edhe ish kryetari i parlamentit Stojan Andov në një deklaratë për  për TV 24   ka thënë se Ivanovi jo vetëm se del nga kompetencat e tij, por ai me këtë rast bën shkelje të kushtetutës, transmeton Zhurnal

“Presidenti mund të fajësohet për ndërprerje për zgjedhjen e qeverisë që në fakt është një shkelje e disa parimeve themelore kushtetuese. Ai gjithashtu është i detyruar të japë mandatin  partisë që ka krijuar shumicë parlamentare. Përtej kësaj, nuk ka kompetenca ndaj qeverisë”, tha Stojan Andov, ish-kryetar i Kuvendit.

Sipas Nenad Novkovski, profesor dhe ish-ministër i arsimit,  presidenti Ivanov ka vetëm një funksion formal për të dorëzuar mandatin shumicës, e jo të parashtron kërkesa  me të cilat vetëm se e zgjat procedurën dhe thellon krizën.

“Tani kjo ka tejkaluar kompetencat. Presidenti është vetëm një person i cili duhet të dorëzojë zyrtarisht mandatin atij që qytetarët i kanë besuar  apo  njërit nga liderët politikë për të formuar  qeverinë”, tha Nenad Novkovski, ish-ministër i arsimit.

Edhe Andov dhe Novkovski të cilët kanë përvojë në formimin e  qeverisë thonë se deri tani nuk ka ndodhur që presidentit të caktojë kërkesa mandatarit. Të dy tregojnë për mënyrën selektive të veprimit të Ivanovit, se Gruevskit  ia dha mandatin pa e siguruar shumicën parlamentare, ndërkaq Yaevit i parashtroi kushte.

“Mandati nuk i jepet partisë që të formojë shumicë parlamentare, por ajo shumicë parlamentare duhet të kishte ekzistuar më heret. Këtë Ivanovi nuk e respektoi dhe i solli dëm Gruevskit”- ka thënë ANdov.

“Nuk mund të vendosen rregulla në mes të lojës. Kur fillohet procedura pastaj duhet të vazhdojë në të njëjtën mënyrë. Nuk mund të ketë dikush kushte më të favorshme se tjetri”, tha Novkovski.

Ivanov pas konsultimeve të djeshme për udhëheqjen e partive parlamentare tha  se mandatin do ta fitojë ajo parti që ka siguruar shumicën parlamentare dhe në programin e saj të ketë dy pika – mbrojtjen e interesave shtetërore dhe sigurinë kombëtare në Maqedoni.

Comments