Ivanovi thotë hapur në Kombet e Bashkuara: Nuk do të votojë për referendumin më 30 qershor

Presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e tij para Asamblesë Parlamentare të Kombeve të Bashkuara i porositi qytetarët e Maqedonisë se votimi në referendum është e drejtë e tyre, e jo obligim.
“Në pajtueshmëri të Nenit 7, paragrafi 3 nga Ligji për referendum, ‘askush nuk mund të thirret në përgjegjësi për votim, gjegjësisht mosvotim në referendum’. Secili qytetar ka të drejtë të vendosë se si do të veprojë lidhur me këtë referendum, të dalë dhe të votojë, ose,, madje të mos dalë dhe ta bojkotojë”, tha shefi i shtetit.
Përkujtoi se javëve të kaluara Republikën e Maqedonisë e kanë vizituar më shumë përfaqësues të lartë të huaj dhe tha se është i vetëdijshëm se shumica e tyre sinqerisht dëshirojnë t’i ndihmojnë vendit që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
“Dhe nga zemra u falënderohem për qëllimet e tyre të mira. Por, frikësohem se edhe ata janë sjellë në hamendje. Mesazhi i tyre është se nëse referendumi nuk ka sukses dhe nëse Marrëveshja e Prespës nuk pranohet, atëherë nuk duhet të shpresojmë në anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Ndërsa unë i pyes – nëse na merrni shpresën, çka na mbetet? Na ndihmoni me atë që do ta zhbllokoni procesin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian pa e shkelur të drejtën e vetëvendosjes”, theksoi Ivanov.
Sipas tij, siç në referendumin më 8 shtator të vitit 1991 ka sjellë deri në sovranitet dhe pavarësi, “kështu që ky referendum më 30 shtator mund të sjellë në gjendje të përuljes dhe varshmërisë ndaj një shteti tjetër”.
Përkujtoi se si qytetar tanimë e kanë sjellë vendimin e tij.
“Më 30 shtator nuk do të dalë të votojë. Besoj se edhe ju, bashkëqytetarët e mi do të sillni vendim të mençur. Njëkohësisht, ju drejtohem juve, përfaqësuesit e shteteve-anëtare të Kombeve të Bashkuara. Ky kontest irracional ka pasoja të dëmshme për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e saj. Për shkak të bllokimeve greke, neve na u mor e drejta e prosperitetit. E gjithë kjo, për fat të keq, reflekton në qëndrueshmërinë e shoqërisë së Maqedonisë multietnike, multireligjioze dhe multigjuhësore. Shoqëri e cila gjatë 27 viteve të kaluara aktivisht kontribuon për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe Evropë”, theksoi Ivanov.
Shtoi se pozicioni i Athinës zyrtare jo vetëm që është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe vendimin e qytetarëve të Maqedonisë, ai është kundër edhe vullnetit të thuajse 140 shteteve-anëtare të Kombeve të Bashkuara të cilët Republikës së Maqedonisë ia njohin të drejtën fundamentale të vetëvendosjes dhe i drejtohen me emrin e saj kushtetues.
Si president i Maqedonisë ai u bëri thirrje të gjithë shteteve të cilat tanimë e kanë njohur Republikën e Maqedonisë dhe kanë vendosur marrëdhënie diplomatike nën emrin e saj kushtetues që të mos i ndryshojnë vendimet e tyre.
Tha se çdoherë është angazhuar dhe në mënyrë esenciale ka kontribuar për ndërtim të partneritetit të vërtetë dhe të përhershëm midis Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë dhe besimit midis shoqërisë së Maqedonisë dhe Greqisë.
“Por nëse mënyra e vetme për t’i kënaqur kërkesat iracionale të palës greke është me masa të imponuara ndaj palës së Maqedonisë, ajo që fitojmë janë marrëdhënie pa besim. Kjo marrëveshje nuk i afron, por i largon popullin maqedonas dhe atë grek. Shoqëria e Greqisë dhe e Maqedonisë duhet të mësojnë se si bashkarisht të jetojnë edhe krahas dallimeve të tyre më të thella. Që të kemi marrëveshje të vërtetë, të përhershme dhe të qëndrueshme, na nevojitet dialog në vend të monologut, bindje e argumentuar në vend të imponimit të detyrueshëm, respekt i dnërsjelltë në vend të mohimit”, shtoi ai.
Në fjalimin e vet ai theksoi se e vërteta e vetme është se “ne jemi maqedonas dhe shteti ynë është Republika e Maqedonisë. Dhe duke e respektuar atë të vërtetë të vetme për identitetin tonë, ju e respektoni dinjitetin tonë njerëzor që është pjesë e themelit të lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë”.
Gjatë pranimit të Republikës së Maqedonisë në Kombet e Bashkuara, tha Ivanov, është shkelur e drejta e vetëvendosjes.
Theksoi se Greqia insiston emër të imponuar, ndërkaq me atë, siç tha edhe në shkelje të së drejtës së vetëvendosjes prë të apsur veprim erga omnes.
Siç theksoi, nga e drejta e vetëvendosjes buron edhe e drejta e popullit për ta gzjedhur emrin e vet dhe emrin e shtetit që e ka krijuar.
Theksoi se “Greqia me Marrëveshjen përfundimtare të prespës na imponon emër të ri dhe kërkon i njjejti të zbatohet erga omnes – edhe për prëdorimk ndërkombëtar,e dhe për -përdorim vendor.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë thekson se Marrëvehsja është “kompromis i dëmshëm i bërë në bazë të Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995”.
“Në kohën kur ishim ndërkombëtarisht të izoluar, Marrëvehsj e përkohshme e asrritur nën patronatin e Kombeve të Bashkuara duhej të ishte garancë se Greqia nuk do ta bllokojë integrimin tonë në organizatat ndërkombëtare. Por, edhe këtu ka problem serioz. Askush nuk mund t’i transmetojë dikujt tjetër më shumë të drejta se sa që i ka ai vetë. Ndërkaq, megjithatë me Nenin 5 të Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe procesit të udhëhequr në Kombet e Bashkuara Greqisë iu lejua të negociojë me Republikën e Maqedonisë rreth emrit të saj. Kjo është shkelje e së drejtës për vetëvendosje”, tha presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e tij në Asamblenë e përgjithshme të KB-së.