Ivica Daçiq në Kumanovë, takohet me Toshkovskin

87

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot do të presë zëvendëskryeministrin dhe ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq.

Të dy ministrat do të takohen në Kumanovë, ndërsa temë e bisedimeve, siç raportojnë mediat serbe, do të jenë proceset e migrimit.

Në fund të korrikut të këtij viti, Toshkovski dhe Daçiqi u takuan në Beograd dhe biseduan për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve fqinje në fushën e punëve të brendshme.

Comments