Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhti do të emërohet sekretar organizativ i BDI-së në vend të Hazbi Likës, mëson TetovaSot. Mexhti njëherit do të jetë ushtrues detyre në këtë post deri në kongresin e ardhshëm të BDI-së.
Siç mëson TS,Sekretar i Përgjitshëm pritet të emërohet Atilla Rexhepi, ku deri tani në këtë post e ka qenë ish i ndjeri Abdilaqim Ademi.
Ndryshe pas vitit të ri pritet që të ketë ndryshime edhe në Qeveri ku do disa ministra të pasuksesshëm të zëvendësohen me ministra të rinj.