Izeti Mexhiti nuk i ndalet fushatës!

Kryetari i Komunës së Çairit, Izeti Mexhiti nga koalicioni VLEN, duket se nuk po e ndal ritmin e angazhimeve politike. Sonte, ai është parë në Viti, ku mori pjesë në tubimin elektoral të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, Arsim Ademi.
Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe Glauk Konjufca, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, duke i dhënë fushatës një peshë të veçantë politike.
Kujtojmë se balotazhi për zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahet këtë të diel, më 9 nëntor, ndërsa në Viti përballja zhvillohet mes Sokol Halitit të LDK-së, aktualisht kryetar, dhe Arsim Ademit nga Vetëvendosje.

