Ja çfarë tha Ibra pas golit të shënuar me United dhe rekordin e ri 

159

 

Moebel THEMA

ibra-7_1471187236-2505411

Zlatan Ibrahimovic po vazhdon ta shkruajë me gërma të arta emrin e tij në librat e historisë së futbollit

Sulmuesi i ri i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic, ka debutuar me gol në Premier League, arritje historike kjo për suedezin pasi më parë e ka bërë një gjë të tillë edhe në Serie A, La Liga, Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve.

I pyetur pas ndeshjes për këtë arritje, Ibra tha se vetëm dëshiron që ta ndihmojë ekipin dhe të ambientohet sa më shpejtë në Premierligë.

“Unë mundohem të bëjë punën time dhe t’i ndihmojë bashkëlojtarët. Nuk ka rëndësi nëse shënoi unë, Rooney apo dikush tjetër vetëm duam ta ndihmojmë ekipin. Gjithçka është e re për mua këtu. Lojtarët, stadiumet, liga dhe gjithçka tjetër, por dua ta bëjë punën time dhe të ambientohem sa më parë në Premierligë”, deklaroi suedezi.

Comments