Ja çfarë thotë Shaqiri pas dy supergolave që shënoi

364
fresco

midle
shaqiri_1477157860-711967

XHERDAN SHAQIRI ËSHTË SHPREHUR TEJET I LUMTUR ME DY GOLAT E BUKUR QË SHËNOI NDAJ HULL CITYT, DUKE IA DHURUAR KËSHTU TRI PIKË STOKE CITYT

“Më e rëndësishme ishte që sot të fitonim, por nuk mund ta mohoj se jam i lumtur për dy golat e bukur që shënova”, tha Shaqiri pas ndeshjes.

“Ne luajtëm mirë, mbajtëm portën e paprekur dhe në fund morëm tre pikë. Kjo është e mirë për klubin dhe tifozët”, shtoi Shaqiri.

“Gjithmonë tentoj të shënoj nga distanca, pasi unë kam goditje të fuqishme. Provova dhe shënova. Sa i përket asaj kush i gjuan gjuajtjet e lira, unë tentova sot dhe shënova. Nëse nuk shënoi në tentimin e parë, atëherë gjuajnë të tjerët, por shënova”, përfundoi Shaqiri. /Express/

Comments