Ja çfarë u ndodhi zjarrëfikësve kroat pak sekonda para ekzekutimit të penaltisë së fitores nga Rakitiq (Video)

298
Kroacia po tregohet një nga kombëtaret më të forta të këtij botërori që po mbahet në Rusi dhe ka arritur në gjysmë-finale duke mposhtur në penalti pikërisht Rusinë.
Penaltia e fundit e ndeshjes u ekzekutua nga futbollisti i Barcelones, Ivan Rakitiq dhe ishte ky goli që vendosi gjithçka, Rusia u eliminua ndërsa Kroacia shkoi në gjysmë-finale ku sonte do të takohet me Anglinë, transmeton Lajmi.net

Sigurisht një ndeshje e tillë nuk mund t’i ikte askujt prandaj edhe zjarrëfikësit kroat ishin duke e shikuar atë.

Pak sekonda para se të ekzekutohej penaltia e fundit që vendoste edhe fatin e kësaj ndeshje, bie alarmi për zjarr dhe zjarrëfikësit kroat me përgjegjsi dhe profesionalizëm të plotë ngrihen me vrull për të ndërhyrë.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale kudo dhe po shpërndahet mijëra herë e të gjithë kanë fjalë të mira për profesionalizmin dhe përgjegjësinë e tyre./Lajmi.net/ 

 

Comments