Ja cila parti është e para sipas anketës

242
fresco
midle
Në një anketë të realizuar në tërë teritorin e Maqedonisë ku janë përfshirë gjashtë njësitë zgjedhore përfshirë këtu dhe disa karakteristika relevante demokrafike tek banorët si gjinia, mosha dhe etnitetin por edhe vendin se ku jetojnë në fshat apo qytet, rezultatet e institutit Pavel Shatev vazhdojnë të sjellin befasi, njofton Zhurnal.

Sipas anketës së realizuar, në pyetjen se cila parti do të bënte më shumë në përparimin ekonomik VMRO apo LSDM, anketuesit kanë zgjedhur VMRO me 52.7% ndërsa LSDM me 25.4% derisa 21.9% të padeklaruar.

Në pyetjen tjetër se për cilën parti politike do të votojnë në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, anketuesit janë përgjigjur me 40.4% për VMRO, 15.6% për LSDM, 7.7% për BDI si dhe 2.2% për PDSH.

Në anën tjetër në pyetjen e realizuar se tek cili politikan kanë më shumë besim qytetarët, 28.2% kanë zgjedhur Nikola Gruevskin, 8.8% Zoran Zaev, 1.1% Branko Cërvenkovskin, 1.3 Stevce Jakimovskin, 0.6% Radmila Sheqerinskën derisa në bllokun shqiptarë si politikani më i besueshëm akoma vazhdon të jetë Ali Ahmeti me 5.5% i ndjekur nga Menduh Thaci me 2.89% dhe më pas Ziadin Sela me 0.8%, transmeton Zhurnal.

Comments