Ja çka thotë Alimi për derbin ndaj Vardarit

332

Moebel THEMA

2a-aremdni

Shkëndija e Tetovës do të mundohet që të marrë kryesimin e renditjes të dielën kur në fushë të vet e prêt liderin Vardarin, në derbin e javës së 11-të. Ata shpresojnë se me ndihmën e publikut të tyre, Ballistët, do të festojnë në këtë ndeshje mjaftë të rëndësishme. Derbi është caktuar për ditën e diel prej orës 14:30 minuta.
“Na prêt një ndeshje e vështirë, derbi. Jemi në një moment shumë të mirë mendoj si ekipor dhe individual. Shpresoj të paraqitemi sa më mirë në këtë ndeshje, të ruajmë gjakftohtësinë. Shpresoj në përkrahje të madhe të publikut dhe mendoj se në fund do t’ia dalim me një fitore, e cila na con në pozitën e parë dhe pastaj me rezultate pozitive të vazhdojmë në kampionat”, është shprehur mesfushori i Shkëndijës, Armend Alimi.

Ndeshjen Shkëndija-Vardar do ta drejtoj Aleksandar Stavrev nga Shkupi./lajm

Ndeshjet, java e 11-të
(e diel, ora 14:30)

Shkëndija-Vardar
Rabotnicki-Shkupi
Makedonija GJP-Renova
Pobeda-Sileks
Bregallnica-Pelister

Renditja:
1.Vardar                22
2.Shkëndija           20
3.Rabotnicki          16
4.Pelister               15
5.Renova               15
6.Shkupi                10
7.Sileks                 10
8.Pobeda               9
9.Bregallnica         7
10.Mak. GJP         6

Comments