Ja çka thotë policia për aksidentin e motoçiklistit në rrugën afër Treboshit

295

Mbrëmë rreth orës 20 e 20 minuta, në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të mbikalimit për në fshatin Trebosh, motoçikleta e tipit ,,Suzuki,, pa targa të regjistrimit, të cilën pa leje adekuate e ka drejtuar 33-vjeçari S.A. nga Tetova, ka humbur kontroll dhe ka fluturuar nga rruga.

Gjatë aksidentit S.A. Ka marr lëndime të rënda trupore, ( më shumë fraktura, në pjesë të ndryshme të trupit, dhe gjakderdhje të brendshme), me anë të autoambulancës është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, ku pas dhënies së ndihmës mjekësore, si rast urgjent është dërguar në klinikat e Shkupit.

Janë kryer të gjitha hetimet, ku si shkak i aksidentit fillimisht është konstatuar shpejtësia e papërshtatshme, sipas kushteve në rrugë.

Comments