Ja emrat e viktimave nga përmbytjet

77

Përmbytjet në Shkup (AA)

Moebel THEMA

 

(E përditësuar) Alsat ka zbuluar listën e emrave të viktimave nga përmbytjet e mbrëmshme:

1. Bajram Mustafa i lindur më 02.09.1949, rruga “Anton Popov” nr.10

2. Enes Mustafa i lindur më 06.06.2014, rruga “Anton Popov” nr.10

3. Katerina Mitrova e lindur më 14.08.1933, rruga “Konstantin Petkoviq” nr. 31

4. Gjillmez Muharremi i lindur në vitin 1940, rruga “Alija Avdoviq” nr.22

5. Nade Ilievska e lindur në vitin 1955 në rrugën”35” fshati Stajkovcë

6. Bllaga Jovevska e lindur në vitin 1941 nga fshati Smillkovcë

7. Murat Saiti, i lindur në vitin 1957 nga Hasanbegu

8. Zemrije Sinani e lindur në vitin 1985 me vendbanim në rrugën “Alija Avdoviq”

9. Marina Velinovska e lindur në vitin 1977 nga Kriva Pallanka

10. Jovan Velinovski, fëmijë nga Kriva Pallanka

11. Zhaklina Bozhinovska e lindur në vitin 1973 nga Kumanova

12. Furkan Fejzullahu i lindur në vitin 1987 nga Hasanbegu

13. Sasho Mitkovski i lindur në vitin 1971 nga fshati Creshevë

14. Qazim Iseni i lindur në vitin 1933 nga Hasanbegu

15. Lubica Dimcevska i lindur në vitin 1935 nga fshati Creshevë

16. Sllavka Iliç e lindur në vitin 1956 me vendbanim në rrugën Sipo Cerrne numër 73

17. Tomislav Iliç i lindur në 1950

18. Mirko Mitkovski i lindur në vitin 1949 nga fshati Creshevë

19. Dostana Dimitrievska e lindur në vitin 1974 në rrugën Crnotravska, Tetovë

20. Ubavska Jovevska, e lindur në vitin 1965 fshati Stajkovc

21. Një fëmijë tetëvecjar

……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Deri ora 15 numri i viktimave nga përmbytjet ka arritur deri më 21, prej të cilëve 20 janë identifikuar. Trupat pa jetë u janë dorëzuar familjeve, njofton MPB, transmeton Portalb.

Nga aty informojnë se numri i të lënduarve arrin deri më 70 persona, një pjesë e të cilëve është hospitalizuar nëpër spitalet e Shkupit.

……………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara nga stuhi dhe erëra të forta, që mbrëmjen e djeshme përfshinë Maqedoninë veri-perëndimore, më së tepërmi prekën rajonin e Shkupit, si pasojë e së cilës u shkaktua përmbytje, ndërprerje e energjisë elektrike, si dhe një numër i madh i dëmeve materiale, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për AA konfirmuan se deri në orët e mëngjesit janë konstatuar 20 persona të vdekur, 22 të lënduar dhe 6 të zhdukur, por theksojnë se të dhënat nuk janë përfundimtare dhe gjatë ditës numri mund të rritet.

Pjesët më të prekura nga moti i keq, atje dhe ku janë regjistruar viktimat janë vendbanimet Stajkovci, Haraçinë, Hasanbeg dhe Smillkovë.

Në një njoftim të MPB-së thuhet se për këtë qëllim nga Ministria e Punëve të Brendshme janë angazhuar Njësitet speciale pranë MPB-së si dhe shërbimet shtesë edhe atë, krim teknika nga Shtipi, Velesi dhe Tetova, ndërsa nga shërbimet tjera, janë angazhuar Brigada për mbrojtje kundër zjarrit, Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi”, Drejtoria për shpëtim dhe mbrojtje, Ndihma e shpejtë mjekësore dhe shërbimi merimangë. Për shkak të rrëshqitjes së dheut tek kryqëzimi Stajkovcë drejt kryeqëzimit Radishani, pas dlajes në vend të ngjarjes nga ana e nëpunësve policorë, u konstatua se janë bllokuar 70 automjete. Rrëshqitje e dheut është paraqitur edhe në qarkoren e rrugës Gjorçe Perov drejt Stenkovacit.

Rreshurat e dendura të shiut prekën edhe fshtatrat malore të Tetovës, më së tepërmi Shikovicën dhe Brodecin. Rruga mes dy fshtatrave mbetet e bllokuar nga balta, pemët dhe shkëmbijtë të shkaktuara pas reshjeve.

Nga Drejtoria Hidrometereologjike bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit më tepër të reshura të shiut kishte në rajonin e Shkupit ku janë matur 93 litra në metër katror.

Moti në rajonin e Shkupit ende është jostabil, e ndjekur me erëra të lehta, ndërsa gjatë orëve të vona të mbrëmjes sipas Drejtorisë Hidrometereologjike pritet të jetë i paqëndrueshëm me reshje të vazhdueshme, stuhi dhe erëra të forta.

………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Ka mbaruar mbledhja e  Komitetit drejtues për ballafaqim me kriza, raporton Portalb.

Kompetentët kanë shprehur shqetësim për katastrofën natyrore në Shkup dhe rrethinë.

“Të gjitha institucionet janë funksion. Po mundohen t’i ndihmojnë secilit që ka nevojë për ndihmë. Deri më tani u është ndihmuar më shumë se 1000 personave nga këto institucione. Deri tani janë vërtetuar 17 të vdekur, numri mund të rritet. Shpresojmë të mos jetë ashtu”, tha zëvendës-kryeministri Nikolla Todorov.

Qyteti i Shkupit do të ketë mbledhje të jashtëzakonshme, ora 14, për t’i koordinuar hapat që do t’i merr qyteti për t’u ballafaquar me katastrofën natyrore.

“Qëllimi është që sa më shumë të sigurojmë angazhim që të mundemi më mirë ta kryejmë punën”, tha kryetari i Shkupit Koce Trajanovski./PORTALB

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

Nga Ndihma e shpejtë informojnë se mbrëmë dhe sot në mëngjes kanë pasur 65 intervenime në terren në rajonin e Shkupit, prej të cilave kanë konstatuar 12 viktima, transmeton Portalb.

Nga emergjenca- Shkup kanë vërtetuar se tek ata ndihmë shëndetësore kanë kërkuar 11 persona, ndërsa një fëmijë është sjellur i vdekur.

Nga Klinika për sëmundje kirurgjike “Shën Naum Ohridski” informojnë se 15 qytetarë kanë kërkuar ndihmë shëndetësore.

Nga Spitali i përgjithshëm “8 shtatori” vërtetojnë se janë trajtuar 24 persona me lëndime të lehta trupore dhe pas ndihmës janë liruar në shtëpi./Portalb

………………………………………………………………………………………………………………………………………..

Gjithsej 15 persona e humbën jetën, ndërsa gjashtë rezultojnë të zhdukur nga moti i ligë që mbrëmë e kaploi Shkupin dhe rrethinën. Siç njoftuan për MIA-­n nga MPB, pjesa më e madhe e viktimave janë nga fshatrat Smillkovcë, Hasanbeg, Stajkovc dhe Haraçinë.

Më shumë detaje nga MPB paralajmërojnë gjatë ditës.

…………………………………………………………………………………………………………………………………….

Moti i ligë që kaploi Shkupin me rrethinë ka marrë jetën e 15 personave, konfirmojnë nga MPB-ja për TV Nova.

Viktimat janë nga Haraçina, Hasanbegu dhe Stajkovci, si vende më të goditura nga moti i ligë.

………………………………………………………………………………………………………………………………

Banorët e lagjes së Hasanbegut para kamerave të Televizionit SHENJA, kanë rrëfyer për tmerrin që kanë përjetuar gjatë vërshimeve duke thënë se kjo që ka ndodhur atyre nuk ju kishte ndodhur asnjë herë më parë. Ata thonë se ka vite të tërë që kanë kërkuar rregullimin e kanalizimit për të shmangur situata të tillë, por se fatkeqësisht nuk është ndërmarr asgjë në këtë drejtim.

Comments