Ja ku ka qenë më ftohtë mëngjesin e sotëm në Maqedoni

Temperaturë më e ulët, prej minus tre gradë Celsius, në mëngjes në orën shtatë është matur në Shkup Petrovec, pas çka vijojnë Strumica, Tetova, Demir Kapija dhe Gjevgjelia me minus dy, Manastiri dhe Prilepi me minus një, informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Zero gradë Celsius janë matur në Shkup, Kriva Pallankë, Lazaropole, Mavrovë, Shtip, Dibër dhe Kumanovë, një gradë në Pozharan, dy në Vinicë, Gjurishte, Pretor, Dojran, Ohër, tre në Krushevë, katër në Berovë dhe Topollçan. Moti sot do të jetë kryesisht me diell, me paraqitje të mjegullës së dobët nëpër fushëgropa të caktuara, veçanërisht paradite. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi juglindor.
Temperatura maksimale do të jetë prej 11 deri në 18 gradë Celsius. Në Shkup mot me diell me mjegull të dobët dhe me erë të dobët juglindore, ndërsa temperatura maksimale deri në 13 gradë Celsius. Nesër moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, nëpër fushëgropa dhe luginat e lumenjve me paraqitje të mjegullës dhe vranësirave të vogla, veçanërisht paradite.
Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të bie prej 4 deri në 2 gradë, ndërsa më e larta e ditës do të arrijë prej 11 deri 16 gradë Celsius.
Në ditët në vijim do të mbisundojë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me rritje të temepraturës së ditës. Nëpër fushëgropa të caktuara do të ketë paraqitje të mjegullës së dobët dhe vranësira të ulëta, veçanërisht në orët e paradites. Nga mesi i javës së ardhshme temepratura e ditës do të ketë tendencë të rënies së vogël.

