Ja kur dalin në shitje biletat për koncertin e Duas

Numërimi prapa ka filluar dhe një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore në kryeqytet për verën e këtij viti po afron.
Kur kanë mbetur më pak se dy javë deri në koncertin e Dua Lipës me 9 Gusht në Gërmi, interesimi i madh ka bërë që shumë persona të pyesin se kur do të nis shitja e biletave.
Prive.al mëson se të Shtunën, me 30 Korrik, biletat do jenë në shitje në pika të caktuara jo vetëm në Prishtinë por mbarë Kosovën.