Ja kur është dhënë drita jeshile për sulmin në kuvend (VIDEO)

438
fresco

“Dhunuesit e 27 prillit, për ta filluar sulmin në kuvend dritë jeshile kanë marrë në ditën e njëjtë në ora 14.30. Një person nga grupi i të akuzuarve ka marrë thirrje telefonike pas çka dhe ka filluar mobilizimi”. Kjo është pjesë e akuzës për dhunën parlamentare kundër 30 personave, e cila u dorëzua sot në Gjykatën Penale. Dhjetë persona kanë shpërndarë maska , ndërsa katër organizatorë të lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët” e kanë kompromentuar durueshmërinë e turmës.

“Në grupin e personave të akuzuar gjendet edhe një person i cili më 27 prill përmes linjës telefonike në ora 14.30 ka qenë i urdhëruar që ta fillojë aksionin, pas çka së bashku me disa të akuzuar i kanë mobilizuar anëtarët e tjerë nga disa shoqata të tjera të Shkupit por edhe nga vendet e tjera me qëllim që të kryejnë sulm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, duke e ditur paraprakisht se objekti i Kuvendit nuk është i siguruar sa duhet nga ana e forcave policore”, u shpreh Elizabeta Nedanoska, këshilltar për marrëdhënie me publikun në PPRM.

Por, prokurori publik shtetëror, Lubomir Jovevski nuk deshi të përgjigjet edhe krahas insistimit të madh të gazetarëve mbi atë, se kush ka qenë personi i cili i është lajmëruar të akuzuarit për ta dhënë urdhrin.

Përmes telefonit është dhënë urdhër edhe për hapjen e dyerve të Kuvendit. Një nga deputetët e akuzuar të VMRO-DPMNE-së në ato momente ka kontaktuar me një person i cili ka qenë jashtë Kuvendit.

“Pas koordinimit telefonik, tani të pandehurit, pesë deputetë, së bashku me tre zyrtarë të akuzuar të sigurimit të Kuvendit, kanë hapur dyert e hyrjes duke hequr trarët mbrojtëse të metalit dhe kështu mundësuan hyrjen personave me maska, por edhe personave të tjerë brenda objektit të shtëpisë ligjvënëse”, u shpreh Nedanovska.

Tre nga të akuzuarit, pjesë e strukturave të MPB-së kanë pasur në dispozicion komandë të artë dhe të agjentë, por nuk kanë dhënë urdhër për thirrje të forcave të shtuara policore. Në pres qendrën një nga të akuzuarit është drejtuar kah lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ia ka drejtuar armën të cilën e ka mbajtur me vete, por nuk ka gjuajtur pasi që Zaev ka qenë i mbrojtur nga sigurimi i tij. Qëllimi i të akuzuarit siç tha Joveski, ka qenë që ta cenojnë sigurinë e vendit.

“Të akuzuarit e kanë cenuar rendin kushtetues dhe sigurinë e RM-së me akt të dhunës dhe kanë krijuar ndjenjë pasigurie dhe frikë tek qytetarët. Hetimi i gjerë ka vërtetuar dhe unë ju siguroj se në procedurën gjyqësore do të vërtetohet se të dyshuarit kanë vepruar me qëllim të njëjtë, duke kryer veprimeve të përbashkëta të lidhura me qenien padisë penale”, tha Joveski.

Dy personat e vetëm të cilët akuzohen për ndihmë në kryerjen e veprës penale janë pjesëtarë të MPB-së të cilët kanë vjedhur dy hard-disqe nga incizimet e kamerave të sigurisë së Kuvendit, me qëllim që t’i fshijnë gjurmët. Me vendim të Gjykatës Supreme, deputetët Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski nga Shutka u lëshuan në burgim shtëpiak. Vendimi i njëjtë vlen edhe për Çavkovin dhe pesë personat e tjerë- kryeshefat e MPB-së, Mitko Peshov dhe Dushko Lazarov, pjesëtarët e Sigurimit të Kuvendit, Oliver Popovski dhe Goran Gjoshevski dhe zbuluesi Munir Pepiq. Burgimi shtëpiak me masë një herë në javë paraqitje në Gjykatë u është ndryshuar deputetëve Ljupço Dimovski dhe Johan Tarçullovski. 21 Maqedoni

Comments