Ja kush do të përballet nga BDI me Milikije Alimin e LSDM-së në Haraçinë

351

Zv.drejtrori i gjimnazit “Cvetan Dimov” në Shkup, Isuf Bislimi, është kandidati i nominuar për kryetar komune të Haraçinës nga radhët e BDI-së.

Nga burime partiake të siguruara nga Agjencia e Lajmeve FLAKA, ai ka marrë mbështetjen e degës, por edhe të vetë liderit të integristëve, Ali Ahmeti.

Isuf Bislimi do të garojë përballë Milikije Alimi e cila është nominuar nga LSDM-ja për kryetar komune të Haraçinës. Partia e Zaevit në zgjedhjet e fundit parlamentare mori më shumë vota nga kjo komunë me shumicë shqipëtare.

Nga Aleanca, BESA dhe PDSH-ja ende nuk i kanë bërë publike kandidaturat e sigurta për Haraçinën, por thonë se punojnë për të zgjedhur më të mirët. Afati për dorëzimin e kandidaturave në KSHZ përfundon më 14 shtator. FLAKA

Comments