Ja kush është shqiptarja e zhdukur në Greqi
Një vajzë shqiptare 31-vjeçare, rezulton e zhdukur prej 17 dhjetorit në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se vajza e identifikuar me emrin Aurora Mici ka humbur gjurmët prej 17 dhjetorit pranë kufirit greko-shqiptar.
Ajo ka humbur në zonën Krystallopigi në Florina.
Ditën kur ajo u zhduk, mbante xhaketë të zezë, xhinse, këpucë sportive të bardha dhe një çantë të zezë. Po ashtu, Mici kishte djegie në dorën e saj të djathtë.
Policia greke kërkon ndihmën e çdo kujt për të mësuar mbi fatin e 31-vjeçares.