Ja kush i bëri bashkë në një tryezë pesë liderët partiakë
Grupi Ballkanik për Politika, Demokracia për Zhvillim në bashkëpunim me ambasadën e Zvicrës dhe atë të Norvegjisë kanë ulur sot në një tavolinë liderët e pesë partive kryesore politike në vend.
Në takimin me ambasadorët e Quintit që u mbajt në një hotel në perfieri të Prishtinës ishin të pranishëm, kreu i LDK-së, isa Mustafa, ai i PDK-së, Kadri Veseli si dhe liderët e partive opozitare; Visar Ymeri nga Vetëvendosje, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj si dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.
Temë kryesore e këtij takimi ishte marrëveshja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.