Ja kush janë shqiptarët që kanë aplikuar për ‘ad hoc’ trupin

362

Ilir Ajdini, Sefer Tahiri, Daut Dauti, Fitim Kryeziu, Besmira Ejupi, Ajet Rexhepi, Lulzim Hamidi dhe Josif Xhoçkov janë kandidatët e paraqitur për të plotësuar vendin bosh të rezervuar për një shqiptar në ad-hoc trupin për mbikqyrjen e mediumeve, shkruan Fakte. Anëtari i LSDM-së në këtë trup Lubomir Kostovski ka propozuar Petrit Saraçinin, një aktivist anësor i po kësaj partie, edhepse Saraçini nuk kishte konkuruar, me arsyetimin se ky i fundit i kishte dhënë aplikacionin në dorë.
Disa prej tyre gazetarë të mëhershëm ose aktual, disa tjerë jo aq të njohur për opinionin… Neto paga mujore e një anëtari është 80.000 denarë. Dilema ngel e pazgjidhur: Si është e mundur që BDI dhe PDSH e lanë këtë çështje në duar të dy partive maqedonase LSDM dhe VMRO?/FAKTE.Net

Comments