Përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të automjetit në Tetovë dhe Gostivar është bërë shprehi për një numër të madh të shoferëve, posaçërisht tek më të rinjtë.
Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë sot informoi se gjatë këtij muaji janë zbuluar dhe ndëshkuar mbi 70 shoferë sipas kësaj baze.
Vetëm më 21 mars janë zbuluar 25 shoferë të cilëve u janë përgatitur 18 urdhëresa rrugore të mandatit dhe shtatë paralajmërime me shkrim, si dhe 16 ftesa për pjesëmarrje në mësim për komunikacionin.
“Përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të automjetit është në kundërshtim me Ligjin për siguri në komunikacion nëpër rrugë dhe zbulimi dhe sanksionimi i tij paraqet një nga prioritetet kryesore të komunikacionit të këtyre ditëve në rajonit e Tetovës dhe Gostivarit”, informojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë.

