Ja momenti kur Iliri shpallet gjeneral brigade i UÇK-së (VIDEO)
Komandanti i UÇK-së, Rafis Aliti i njohur si komandant “Msusi” ka lexuar shkresën me të cilën shpallet gjeneral brigade i UÇK-së, komandanti i ndjerë Isa Lika i njohur si komandant Iliri, i brigadës 112 “Mujdin Aliu”.
Ceromonia e Akademisë përkujtimore është mbajtur sonte në ambientet e Universitetit të Tetovës, ku të pranishëm ishin shumë figura të njohura politike, poashtu edhe ish komandat dhe ish ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Ja edhe momenti kur Isa Lika shpallet gjeneral brigade.