Ja për sa do të bien temperaturat javën e ardhshme

133

 

Moti sot në Maqedoni

Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) kumtoi se nesër nga fundi i ditës me erë veriore të përforcuar drejt rajonit tonë do të fillojë të bie masa e ftohtë e ajrit nga gjerësitë polare gjeografike.

Moebel THEMA

Kjo, ashtu siç citojnë nga DPHM, do të shkaktojë  të martën moti të jetë me vranësira të ndryshueshme, me erë dhe ftohtë me të reshura të përkohshme të shiut, me intensitet të vogël deri në mesatar. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 14 deri në 22 gradë Celsius.

Mot i ndryshueshëm, i ftohtë dhe me erë, por kryesisht i thatë do të jetë të mërkurën, kur temperatura e ditës do të jetë në interval prej 10 deri në 16 gradë Celsius.

Të enjten do të jetë më kthjellët, dhe temperatura e mëngjesit do të bie prej 0 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa të premten prej -2 deri në 5 gradë Celsius. Nga e enjtja temepraturat e ditës do të jenë  në rritje të vogël graduale.

Comments