Ja përse maqedonasi vrau bashkëshorten në Zvicër

Goran M. (54) para disa ditësh e vrau bashkëshorten e tij (38) në një vendparkim të Migrosit, në Ascona të Zvicrës. Tashmë është prononcuar edhe vajza e tij, e cila ka pohuar se Gorani edhe më heret e kishte kërcënuar bashkëshorten me pistoletë dhe thikë.

Vicky M. (22) ka dashur të flasë për nënën e saj të vrarë, Hani M. (38). Të flasë për njerkun Goran M. (54). Një xhelozi e paparë e njerkut. Përmes lotëve, ajo rrëfen për Televizion zviceran RSI: „Nëna ime vdiq, por unë dua t`ua ngjallë emocionet ligjvënësve që në të ardhmen të tjerët të mos i humbasin të afërmit e tyre. Gorani ishte tejet xheloz dhe rregullisht e akuzonte nënën se ajo ka një të dashur, duke pohuar se ka dëshmi“.
Hani M. gjithnjë ka qenë në shtëpi. „Ai ia ndaloi të dalë nga shtëpia. Për 24 orë nëna ime ishte nën kontrollin e tij. Ishte një skllave e vërtetë“, pohon më tej Vicky për RSI, njofton „Shtegu.com“. Hani M. gjithnjë ka qenë e brengosur për jetën e saj. „Një herë gjatë pushimeve në Maqedoni, Gorani ia kishte drejtuar pistoletën në kokë nënës time“, ka vazhduar më tej Vicky. Para tre muajsh, Gorani sërish e kërcënon bashkëshorten, kësaj radhe me thikë. Vicky kishte ngritur kallëzim penal. Çifti së shpejti ndahet dhe që atëherë, Gorani vazhdimisht e ka përcjellë bashkëshorten.
„Ose do të qëndrosh te unë, ose do të të vras“, e ka kërcnuar publikisht Gorani, bile edhe në restorantin e Migrosit. Dhe gjatë të premtes së kaluar, kërcënimet u bënë realitet pasi Gorani vrau bashkëshorten dhe në përpjekje për të vrarë veten, pëson plagë të rënda./shtegu.com/