Ja pse u kthye sërisht në Burg Mitko Çavkov

538
fresco

Ish-ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov mbrëmë është dërguar përsëri në qeli në Shutkë, vetëm dy ditë pasi që u lëshua në paraburgim shtëpiak.
Kjo pasi që Prokuroria Themelore ngriti tashmë akuzën për ngjarjet e 27 prillit dhe i kërkoi Gjykatës Penale që ta dërgojë në Shutkë, Çavkovin së bashku me Goran Goshevskin, nga sigurimi i ish-kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, Dushko Lazarovin dhe Oliver Popovskin nga MPB-ja dhe Munir Pepiqin nga Agjencia për Kundërzbulim. Kështu, prej gjithsej 30 personave kundër të cilëve dje u ngrit akuza për terrorizëm, pesë gjenden në paraburgim në burgun e Shkupit.

Gjykata Penale

“Lidhur me shqiptimin e masës së paraburgimit për personat M.Ç, M.P, D.L, O.P dhe G.Gj, Këshilli Penal solli vendim me të cilin e pranoi pjesërisht propozimin e prokurorisë dhe personave iu shqiptoi paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për shkak të dyshimeve të bazuara se të dyshuarit kanë kryer vepër penale kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”

Për 25 të dyshuarit e tjerë kanë vazhduar masat e tjera alternative të sigurimit që kanë qenë të shqiptuara më parë kështu që deputetët Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski mbeten në paraburgim shtëpiak, ndërsa për Lupço Dimovskin, Johan Tarçullovskin dhe dy të tjerë, vazhdojnë masat alternative të sigurisë.

Gjykata Penale

“Për S.V dhe K.M propozimet refuzohen si të pabaza, dhe vazhdohet masa e paraburgimit shtëpiak. Edhe për L.D, J.T, E.D.B, dhe I.D, propozimi refuzohet si i pabazë dhe iu vazhdohen masat e shqiptuara nga Gjykata Supreme”

Ish-ministri i Brendshëm, Çavkov tashmë ka më shumë se katër muaj që po qëndron në burg. Në momentin që Çavkov u lëshua nga burgu për vetëm dy ditë, familjarët e tij kishin publikuar një fotografi në rrjetet sociale duke festuar. Të dyshuarit, siç njoftoi dje prokurori publik Lubomir Joveski, e kanë rrezikuar rendin kushtetues dhe sigurinë e shetit dhe kanë krijuar frikë e panik tek qytetarët. Prokuroria Publike dje e tregoi edhe skemën se si ka ndodhur 27 prilli. Se si ka patur koordinim mes disa policëve dhe protestuesve, dhe si u kanë ndihmuar edhe pjesëtarë të sigurimit të Kuvendit dhe pjesëtar i Shërbimit Sekret. Por nuk tregoi funksionin e personit që ka qenë ideatori, ose porositësi i dhunës.

Sipas akuzës, pesë deputetët e akuzuar, Kërsto Mukovski, Lupço Dimovski, Sasho Vasilevski, Johan Tarçullovski dhe Elena Bozhinovska ua kanë hapur derën protestuesve, ndërsa njëri prej tyre besohet se ka folur në telefon me njërin prej organizatorëve të protestës që ka qenë jashtë gjatë momenteve kritike, dhe e ka urdhëruar hyrjen e protestuesve në Kuvend. /SHENJA

Comments