Ja pse Veseli e Mustafa nuk shkuan në villën e Ramiz Kelmendit
Ramiz Kelmendi, deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, sot ishte përgatitur që t’i priste në konakun e tij në Kuçishtë të Rugovës liderët e partive politike për të diskutuar për marrëveshjen e Demarkacionit.
Takimi që ishte paraparë të mbahet fillimisht në ora 12:00 dështoi se liderët e opozitës refuzuan ftesën, më pas u shyte për në ora 14:30 dhe përsëri dështoi…
Ramiz Kelmendi kishte bërë gjithçka gati për takimin me liderët e partive politike, saqë kishte përgatitur edhe agjendën e detajizuar. Por, të vetmit që u nisën në takim dhe u kthyen ishin kryeministri Mustafa dhe Kryeparlamentari dhe njëherit kryetar i PDK’së Kadri Veseli.
Edhe pse pjesëmarrjen e kishin konfirmuar Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj – partnerët e koalicionit opozitar ata më pas e refuzuan me arsyetimin se në takim do të ishte edhe Presidenti Thaçi, i cili nuk e kishte konfirmuar pjesëmarrjen sipas Kelmendit.
Për orën 14:30 ishte paralajmëruar se kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Kosovës, Kadri Veseli, do të shkonin në këtë takim, por Kelmendi ka thënë se as kjo dyshe nuk ka ardhur për takim.
Për arsyeje se pse Isa Mustafa nuk shkoi në takim, Arban Arbashi ministër nga radhët e LDK’së tha për Express se Kryeministri ishte nisur për të marr pjesë në takimin e thirrur nga Kelmendi por pas marrjes së informatës se liderët opozitarë e anuluan, edhe ai ishte kthyer.
Për të njëjten arsye e kishte anuluar edhe Kryeparlamentari Veseli takimin.
“Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës e ka konfirmuar pjesëmarrjen e kryeparlamentarit Veseli në takim tek shtëpia e deputetit Ramiz Kelmendit”, thuhet në përgjigjen me e-mail nga kabineti i Veseli për Gazetën Express.