Ja sa e paguante Unitedi portierin në vitin 1967 (FOTO)

359
fresco
midle

Ish portieri Pat Dune vdiq në vitin 2015.

Pak nga ju ndoshta kanë dëgjuar se irlandezi për tre sezone ka qenë portier i Manchester Unitedit, nga viti 1964 deri në vitin 1967.

Ai për Unitedin zhvilloi 35 ndeshje në ligë.

Ajo që ndryshon nga koha e sotme me kohën kur Dunne ka qenë pjesë e Premierligës te Manchester Unitedit, është paga dhe shpenzimet që janë bërë në futboll.

Nipi i Dunne ka publikuar një foto ku zbulon kontratën e gjyshit të tij me Manchester Unitedin, ku shihet se në dy vitet e fundit të kontratës, ka fituar nga 35 paund në javë, përcjell Lajmi.net.

Në atë kontratë nuk përmenden fare agjentët, që sot kanë një rol kyç në transferimet e lojtarëve.

Paga mesatare në futbollin anglez gjatë viteve 1965, ka qenë 19 paund, ndërsa edicionin e kaluar në Premierligë, paga më e vogël ka qenë 32 mijë funte në javë.

Comments