Fitorja e Shqipërisë me Izraelin ka entuziazmuar të gjithë tifozët kuqezi, por edhe figura të njohura të vendit tonë, shkruan Syri.net.
Në Elbasan për të ndjekur kuqezinjtë kanë qenë edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili nuk e ka fshehur gëzimin për suksesin e kuqezinjve.
Kreu i shtetit e ka ndarë gëzimin me figura të njohura të sportit, si me ish-trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasin, me ish-kapitenin Lorik Cana apo me ish-futbollistin Edvin Murati.
Presidenti Meta i ka postuar fotot në faqen e tij në Facebook, ku më interesantja është festimi me “Shqiponjë” së bashku me De Biasin.