Ja si i quan Muhamed Zeqiri dy të arrestuarit Grujovski dhe Boshkovski

194

Më shumë ironizuese dhe po aq për të informuar arrestimin e dy të kërkuarve më saktë dy ish-agjentëve të lartë të DSK-së, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski nga ana e nënkryetarit të LSDM-së dhe deputetit të kësaj partie Muhamed Zeqiri transmeton Faktiditor.ch.Ai në rrjetin social ka shkruar se” janë arrestuar bukuroshët Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski edhe atë në Solun ” ka shkruar Zeqiri duke postuar edhe një fotografi të tyre.
.Jozyrtarisht raportohet se Grujovski dhe Boshkovski janë arrestuar në Selanik. MPB deri tani nuk ka konfirmuar këtë informacion dhe nuk jep detaje. Grujevski dhe Boshkovski disa muaj më parë pas vendimit për parabugrimin e tyre ishin arratisur dhe ishin të pakapshëm për organet e rendit.

Arrestimin e Grujovskit dhe Boshkovskit e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të lartë të LSDM-së në profilet e tyre në rrjetet sociale./Faktiditor.ch/.

Comments