Janë pamjet më shumë se fjalët.Higjiena Komunale një ditë para Festës së madhe të Kurban Bajramit, i ka “shpërblyer ” banorët e lagjes “Ekonomi” me papastërti, rrugë që qelben nga era e keqe dhe në vend që ata ditën e Arifesë të bëjnë përgatitje për këtë festë, banorët duhej të merrnin një vetëiniciativë për pastrimin e zonës transmeton Faktiditor.ch.
” Kështu n’a shpërbleu Ragip Doçi, drejtor i ndërmarjes higjienike pranë Komunës Gazi Babë ndërsa nesër do del të na urojë Festën ” thanë të revoltuar banorët e rrugës 1635, zonë në të cilën janë mbi 150 shtëpi.
Banorët thanë se kjo nuk është hera e parë që ndodhë një situatë e tmerrshme ku kutërbon erë e keqe, por kulmi është arritur një ditë para Festës së Kurban Bajramit.Duhej që në orën 17 të shkoj diku me fëmijët të blej rroba për festë, por u desht të angazhohem për dicka që duhej t’a bënte ndërmarja higjienike dhe jo ne- u shpreh një banor.
Edhe banorët tjerë kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për t’i dhënë fund kësaj mizerie që po ndodhë dhe që mund të shkaktojë ndonjë epidemi ose ngjajshëm ,ose do merren masa më radikale në të ardhmen deri në protesta ./Faktiditor.ch/.