Ja si u kacafytën deputetët për vërshimet (VIDEO)

92

Moebel THEMA

Me një minutë heshtje, në shenjë respekti për ata që humbën jetën si pasojë e vërshimeve, Kuvendi e nisi seancën në të cilën u diskutua për gjendjen në terren pas përmbytjeve të javës së kaluar. Seanca u inicua nga grupi parlamentar i LSDM-së. Ata kërkuan që banorëve që pësuan nga vërshimet, fillimisht t’u jepet ndihmë në avans, dhe më pas të bëhet vlerësimi i dëmeve. Deputetët e LSDM-së thonë se fatkeqësia ka mundur të parandalohej, sikur infrastruktura të ishte më e përshtatshme dhe u bënë thirrje institucioneve kompetente të mbajnë përgjegjësi.

Për deputetët e pushtetit, akuzat e LSDM-së janë në drejtim të fitimit të poenëve politikë Ata porositën se tani nuk është koha për politikbërje, por për veprim, në mënyrë që t’u ndihmohet banorëve që pësuan nga kjo fatkeqësi.

Bekim Fazliu nga PDSH, akuzoi BDI-në dhe VMRO-DPMNE-në se situatën me zonat e përmbytura, do ta përdorim për të fituar poena politike. Ata kërkuan përgjegjësi morale dhe penale nga institucionet përgjegjëse. 

Nga BDI demantojnë. Xhevat Ademi propozoi që deputetët të heqin dorë nga të ardhurat e tyre mujore dhe ato t’i dhurojnë për familjet dhe banorët e zonave të përmbytura. 

Në seancë nuk mori pjesë kryeministri Emil Dimitriev dhe kryetari i shtetit Gjorgji Ivanov.

Comments