Ja vendi më i prekur në botë nga katastrofat natyrore

344
fresco
midle

Clothes hang in an area destroyed by Hurricane Matthew in Les Anglais, Haiti. Anger flares in storm-hit Haiti as aid trucks leave many empty-handed. Desperate people who have lost their houses and are living in rubble or in crowded shelters blocked streets to force convoys to stop and pay them attention. Some have even taken to pelting aid trucks with rocks, furious that they have been ignored and at an apparent lack of coordination in distributing food and water. REUTERS/Andres Martinez Casares

Haiti është vendi më i prekur në botë nga katastrofat natyrore, sipas numrit të viktimave, gjatë 20 viteve të fundit, tregojnë hulumtimet e Kombeve të Bashkuara.

Pothuajse 230 mijë njerëz kanë humbur jetën në aksidente elementare, mes të cilëve është edhe tërmeti në vitin 2010, thatësira trevjeçare e shkaktuar nga El Ninjo dhe uragani Methju.

Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara për zbutjen e pasojave nga katastrofat, Robert Glashner në konferencën për shtyp deklaroi se në rastin e Haitit është shumë e qartë lidhja mes varfërisë dhe fatkeqësive natyrore.

Ai sqaroi se Zelandën e Re e ka goditur tërmeti me fuqi të njëjtë ku nuk ka pasur viktima, ndërsa në Kili në tërmetin me intensitet të njëjtë ka pasur shumë më pak viktima.

“Mendoj se është mjaft skandaloze dhe e papranueshme ajo që ne jashtë Haitit mund ta shohim stuhinë që vjen në televizion, ndërsa është e pamundshme që të kontaktohen njerëzit në vendngjarje me paralajmërim të hershëm ose kur ajo u bë nuk ishte më i dobishëm për shkak të trajnimit të pamjaftueshëm të banorëve”, shtoi ai.

Hulumtimet tregojnë se 90 për qind të rasteve të vdekjes në katastrofat natyrore janë vërejtur në vendet me të ardhura të vogla ose mesatare.

Fatkeqësitë natyrore më vdekjeprurëse janë tërmetet dhe cunamet, ndërsa pastaj pasojnë katastrofat e lidhura me klimën.

Vërshimet, rrëshqitja e dheut, temperatura të larta dhe stuhitë e fuqishme u dyfishuan gjatë 20 viteve të fundit.

Pas Haitit, sipas numrit të viktimave në fatkeqësitë natyrore pasojnë Indonezia, Mianmari, Kina, India, Pakistani, Rusia, Sri Lanka, Irani dhe Venezuela.

Comments