“Jahja Kemal” në Maqedoni nuk mbyllet

271

05_big

Përfaqësues nga “Jahja Kemal” sqarojnë opinionin se kjo shkollë nuk do të mbyllet. Zëdhënësi i saj Surija Tauk përgënjeshtroi lidhjet Þnanciare të këtij institucioni arsimor me Fetyllah Gylen, ashtu sikurse përàitet prej kohësh, e aq më tepër pas puçit në Turqi. Për përfaqësuesin
e kësaj shkolle, këto zëra janë thjesht spekulime. Më tej, Tauk tha se “Jahja Kemal” gëzon mbështetjen e institucioneve në Shkup si dhe siguroi nxënësit dhe prindërit, që shkolla do të Þllojë normalisht punën më 1 shtator. “Si çdo herë, garantojmë që nuk jemi institucion i Republikës së Turqisë dhe nuk jemi të
financuar prej jashtë. Kemi 7 pronar, një prej Gjermanie, një prej Maqedonie dhe 5 prej Turqie, por funksionojmë me pagesa të nxënësve dhe prej kredive që i kemi marrë prej Maqedonisë. Garantojmë që më 1 shtator shkolla do të 䲏llojë me mësimin dhe me sukses që do ta dyfishojmë. Të gjithë ato që na akuzojnë se jemi 䲏nancuar nga jashtë ose shpërndajmë një ideologji, do t’i padisim në gjyq dhe do të kërkojmë dëmshpërblim”, deklaroi Surija Tauk, sektori i komunikimit. Aktualisht në “Jahja Kemal”, në të gjitha filialet në Maqedoni, ndjekin mësimin rreth 2 mijë nxënës nga cikli parashkollor deri tek ai i mesëm. Pavarësisht spekulimeve në media, ende nuk dihet nëse Turqia ka kërkuar zyrtarisht mbylljen e kësaj shkolle, ashtu sikurse përflitet në opinion. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lut䲏u thotë megjithatë, se për aq kohë sa kjo shkollë funksionon sipas ligjeve të vendit, ajo do të ketë mbështetjen e dikasterit të tij. “Institucioni “Jahja Kemal” është në rregull me dokumentacionin e tij dhe funksionon ne bazë të ligjit dhe kjo është ajo që na intereson neve. Sipas informative që kemi, edhe pas diplomimit në atë shkollë, nxënësit e “Jahja Kemal” regjistrohen në institucione mjaftë mirë të ranguara”, tha ministri i arsimit Pishtar Lutfiu.
Shkolla “Jahja Kemal”, disa organizata dhe biznese të tjera u përfolën së fundmi nga media shtetërore turke si bashkëpunëtore të lëvizjes së Fejtulla Gylen, që sipas presidentit Erdogan ka gisht në organizimin e grushtit të shtetit. Gjithnjë sipas këtij preteksti, mediat shpalosën gjithashtu se Erdogan kërkoi nga qeveritë e rajonit mbylljen e tyre, por asnjëra deri tani nuk ka ndërmarrë ndonjë lëvizje të tillë.

Comments