Jahjaga: Gratë të pabarabarta në tregun e punës

239

Instituti “Riinvest” gjatë një tryeze ka prezantuar raportin “Gratë në Tregun e Punës”.

Ky raport paraqet të dhënat e anketës së bërë me 600 gra punëmarrëse, i pari i këtyre përmasave në Kosovë. Nga kjo anketë del se vetëm 12 për qind e grave janë të punësuara dhe 1 në 10 biznese udhëhiqen nga gratë.

Nëtë aktivitet mori pjesë edhe ish-presidentjae Kosovës, Atifete Jahjaga, i cili tha se këto gjetje dëshmojnë shqetësimet për pabarazinë gjinore në Kosovë.

Sipas Jahjagës, fatkeqësisht gruaja ende nuk shihet e barabartë me kolegët burra në punë. Ajo përmendi edhe disa barriera që hasin gratë.

Sipas saj, grave ju sugjerohet të marrin profesione të lehta dhe kjo po i privon ato marrin pozita vendimmarrëse, raporton EkonomiaOnline.

“Gratë hasin në kufizimetnë lirinë e tyre, mungesën e qasjes së tyre në financa, mungesën e mbrojtjes ligjore nga dhuna dhe për shkak të mentalitetit patriarkal gruas i mveshen detyrat për të kryer punët e shtëpisë dhe kjo punë shtesë për të cilën gratë nuk paguhen”.

Comments