Jakimovski: Zaev personalisht më ka këkuar ryshfet prej 250 mijë euro (VIDEO)



Të dashur miq, një nga ato të cilat Zaev ka kërkuar ryshfet jam unë, ka kërkuar 250 mijë euro të shkruara në letër. Shumë herë kam pyetur duke më kërkuar për t’ia dhënë origjinalin ose kopjen. 50 mijë euro për kishën në Strumicë, 50 mijë euro për sport dhe 50 mijë euro për kulturë në Strumicë, kurse 100 mijë euro siç thotë për romët të cilët kanë ardhur para derës. A mundë të vijë kështu një njëri i cili përpiqet të vijë në pushtet, transmeton TetovaSot.
Qytetarët e Strumicës e dinë shumë mirë se çfarë është ai dhe çfarë bëri në këtë periudhë. Unë vetëm pyes, a kjo është partia që do të luftojë për klasën e mesme, udhëheqësi i tyre në cilën klasë përfshihet, a ka fund hipokrizia e tyre. Pra, të dashur miq në 11 dhjetor nuk ka më shumë retorikë, ta përdorimin armën më të fuqishme, arma më e fortë do të jetë pena dhe e cila do t’ia zgjidh fatin e tij, vendin e ka në në histori dhe ne vazhdojmë të ndërtojmë Republikën e Maqedonisë, tha Jakimovski tha në tubimin “Për Maqedoni më të mirë” në Strugë.