Jakovleski: Mos luani me VMRO-në se digjeni

215
Jakovleski: Mos luani me VMRO-në se digjeni

Mane Jakovleski, në panel diskutimin që e organizoi VMRO-DPMNE-ja si përgjigje ndaj marshit opozitar të 11 tetorit, i dha përkrahje liderit të partisë, Nikolla Gruevski, në emër të themeluesve dhe veteranëve të partisë.

Njëherit ai paralajmëroi kundërshtarët e tij politik që të mos luajnë me VMRO-në dhe Maqedoninë.

“Ne, themeluesit dhe veteranët e VMRO-DPMNE-së e përkrahim liderin e partisë që të qëndroje në rrugën në të cilën është duke ecur dhe bashkërisht t`i mundim të gjitha të këqijat që janë bërë para shtetit dhe popullit maqedonas. Ndërsa shpëtimtarëve të vet deklaruar, i porosisim: mos luani me Maqedoninë dhe VMRO-DPMNE-në, uluni më larg që të mos digjeni. VMRO-DPMNE nuk është vetëm parti, por edhe ideologji”, deklaroi Jakovleski.

Ai në fjalimin e tij përmendi disa personalitete që sipas tij kanë qenë me rëndësi për formimin dhe ndërtimin e VMRO-DPMNE-së, midis të cilëve edhe liderin e parë partiak, Lupco Geogrievski./

Comments