Normat ligjore të referendumit nuk e rregullojnë cështjen e votimit të diasporës sepse ligji për referendum është miratuar para Kodit Zgedhor….
Kështu vlerëson ish antari i KSHZ së Subhi Jakupi ,i cili velrëson se duhet bërë harmonizimi i ligjit pë referendum me Kodin Zgjedhor që të mos ketë dilema gjatë interpretimit të normave ligjore.
“Duhet të bëhet harmonizimi i ligjit për referendum me Kodin Zgjedhor dhe me procedur të shpejtuar kisha sygjeruar që Parlamenti këtë cështje të bëjë, që të mos ketë dilema për çështjet e interpretimit të normave të ligjit për referendum”, tha Subhi Jakupi, ish nënkryetar i KSHZ-së.
Por sipas ish antarit të KSHZ së Subhi Jakupi, nëse referendumi organizohet në nivel lokal atëherë vlen ligji për zgjedhjet lokale që tani është Kodi Zgjedhor.Atëherë sipas këtij interperetimi mund të organizohet referendumi dhe të votohet edhe në diasporë.
“Me këtë analogji atëherë mund të interpretohet se meqë është referendumi në nivel republikan i organizuar, atëherë ka mundësi të jetë votim për referendum edhe në diasporë apo në përfaqësitë Konsulare Diplomatike, meqë kështu dispozitat potencojnë edhe pse mund të ketë interpretime të ndryshme por ligji për zgjedhje parlamentare tash nuk ekziston . Ekziston Kodi Zgjedhor, mendoj që mund të organizohen zgjedhje për referendum në nivel republikan dhe votim në diasporë”, tha Jakupi.
Sipas Jakupit duke u bazuar në zgjedhjet e vitit 2016, në diasporë të drejtën e votës e kanë shfrytëzaur 23 mijë votues.Votuesit në diasporë duhet të aplikojë në KSHZ dhe më pas e fitojnë të drejtën për të votuar.Sekretariatai në kuadër të KSHZ së bashku me antarët e rinj që do zgjidhen do ndihmojnë do ua sqarojnë votuesve në diasporë procedura për të votuar.
FLUTRA LATIFI