JAKUPI: Ka ditë të zgjedhjeve, ka 48 orë, kishte kohë të reagohej dhe jo sot



Është joserioze në këtë mënyrë të keqpërdoren qytetarë dhe aktivistë të partive, të japin deklarata në noter pas disa ditësh nga zgjedhjet. Kjo është joserioze dhe joligjore, konsideron Subhi Jakupi, anëtar i KSHZ-së.
“Vetë ka qenë atje dhe dikush e ka detyruar të jep deklaratë. Kjo është vepër penale. Është joserioze të keqpërdoren ato qytetarë e aktivistë. Ka ditë të zgjedhjeve, ka 48 orë, kishte kohë të reagohej dhe jo sot më 15.12 2016. Unë nuk di sesi noteri e ka regjistruar atë”, ka thënë Jakupi, anëtar i KSHZ-së nga BDI.